Botërori dhe racizmi i tifozëve rusë

E Enjte, 14 June 2018 18:50

Gati një milion tifozë nga e gjithë bota pritet të udhëtojnë në Rusi gjatë javëve të ardhshme për Kampionatin Botëror, që nis sot. Ata përfshijnë qindra e mijëra admirues nga Amerika e Jugut dhe Afrika, të cilët janë të famshëm për shfaqjen e pasionit dhe të festës në turne. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ka shqetësime që rrjedhin nga racizmi dhe dhuna e shfaqur shpesh në futbollin rus.

Moskovitët mund të kenë reputacionin e të fortit. Por pak ritme latine, e thyejnë shpejt akullin. Klasat e tangos gjenden kudo në kryeqytetin rus.

“Ka të bëjë me kushtimin e kohës, është një filozofi komunikimi, filozofi besimi", thotë instruktorja e tangos, Elena Klimova.

Të njëjtat aftësi ndoshta që nevojiten edhe në fushë. Qindra mijëra tifozë pritet të udhëtojnë nga Amerika e Jugut për të parë Botërorin.

“Ne i presim dhe i duam të gjithë. Shpresojmë që të shohim 'emocionet e tyre të nxehta'”, thotë nxënësi i tangos Kostandin Ledovsky.

Restoranti Navarro në Moskë do të presë tifozët e ekipit argjentinas. Ndër asortimentet - biftek, ëmbëlsira dhe krepe me sherbet karameli. Shefi thotë se ka vetëm një pyetje në mendjet e tifozëve.

“Çfarë do të bëjë Lionel Messi në këtë Botëror?”

Kupa Botërore është një festival i kulturave globale ashtu si edhe i futbollit. Por diversiteti nuk është gjithmonë i mirëpritur. Organizatori i Kupës së Botës, FIFA gjobiti Shoqatën Ruse të Futbollit me 30 mijë dollarë muajin e kaluar pasi tifozët e tij hodhën parrulla raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë në një ndeshje kundër Francës.

"Ne shohim nacionalistë të ekstremit të djathtë në stadiumet e futbollit, shohim akte të racizmit që janë shfaqur brenda stadiumeve. Kjo është mjaft e përhapur dhe futbolli rus për shumë njerëz ka qenë një zonë ku nuk duhet shkuar", thotë Piara Powar, me shoqatën anti-raciste “Fare Network”.

Aziz Camara emigroi në Shën Peterburg nga Mali dhe luan për ekipin lokal Maxima. Ai thotë se tifozët nuk duhet të kenë frikë.

"Para se të vija në Rusi, dëgjoja shumë njerëz që flisnin për racizmin këtu, më thoshin se ky është ende një vend shumë i mbyllur dhe i vështirë për të jetuar. Kur erdha këtu provova të kundërtën. Ndjehem i mirëpritur".

Njerëz të tjerë janë më të rezervuar. Mbrojtësi i ekipit anglez Danny Rose u ka thënë prindërve të tij të mos udhëtojnë në Rusi për shkak të shqetësimeve të racizmit.

Ndërkohë ligjvënësit britanikë kanë paralajmëruar tifozët kundër shfaqjeve të dukshme të flamurit anglez – mes shqetësimeve për një përsëritje të dhunës mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë në Francë në vitin 2016.

Autoritetet paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë racizmin apo huliganizmin - dhe shumica e rusëve thonë se janë gati të mirëpresin kaq shumë kultura të ndryshme në vendin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...