Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka folur ditën e stome për median italiane, Gazzeta di Mantova në lidhje Kupën e Botës, Rusi 2018.
Se kush sipas tij është favoritë, për ta çuar Kupën e Botës, në shtëpi.
Ish-trajneri i kuqezinjve ka folur për të ardhmen dhe planet dhe në fjalën e tij, nuk ka lënë pa përmedur edhe Shqipërinë.
Në lidhje me pyetjen se kush janë favoritët e Botërorit, ai është shprehur: “Unë mendoj se tre janë pretendentët. Brazili, Gjermani, gjithashtu edhe Spanja, pavarësisht ndodhive të fundit. Janë kombëtaret më të kompletuara.”
Ish-trajneri i ekipit kombëtarë ka thënë se Franca e Belgjika mund të jenë surpriza e këtij Botërori.
Në lidhje me pyetjen nëse do të jetë europiani i fundit, ai është shprehur: “Unë mendoj se bazë mbeten njerëzit. Mes Italisë dhe Shqipërisë kishte ndryshime të mëdha, dhe rezultatet e shfaqnin këtë gjë. Unë jam krenar për atë që kam bërë tek Shqipëria, dhe them se nëse Argjentina sillet si një ekip kompakt këtë edicion, mund të shpallet fituese.”
Përsa i përket të ardhmes së tij, ka thënë se do të donte ishte sërish një trajner, por se ku, ka preferuar të përgjigjet:” Duhet të prisni sa të përfundojë Botërori. Ajo kombëtare gjendet në Rusi…”