Botërori 2018/ Sot superndeshja Portugali-Spanjë

Premte, 15 June 2018 11:09

Dita e dytë e Botërorit të Rusisë ka rezervuar superndeshjen mes Spanjës dhe Portugalisë që do të luhet në orën 20:00, dy ekipe që kanë nuk i kanë kaluar pa probleme ditët e tyre të para në Rusi. Përfaqësueset iberike janë vënë përballë njëra-tjetrës në fazën finale të një botërori vetëm 1 herë në 2010 me Spanjën që fitoi falë golit të David Villës.

Por Portugalia do të kërkojë që të bëhet skuadra e katërt që fiton dopietën evropian-Botëror, dhe kjo e Rusisë është pjesëmarrja e 7 në Kupën e Botës në historinë e saj. Më mirë ka bërë Spanja që luan botërorin e saj të 15 dhe të 11 radhazi.

Ylli i kësaj sfide padyshim është Cristiano Ronaldo që në kualifikuese shënoi 15 gola e dha 3 assist, por Spanja ka rezultuar mace e zezë për të pasi në 340 minuta lojë kundër ‘La Rojas’, nuk ka shënuar asnjë gol. Fernando Santos do të besojë pikërisht te ylli i Realit të Madridit, Andre Silves dhe Joao Marios për t’i bërë dëm Spanjës që vjen në këtë përballje pas asaj që u konsiderua si ‘Tërmeti i Krasnodarit’ pas shkarkimit të Lopeteguit dy ditë më parë, ndërkohë që drejtimi i skuadrës i takoi Fernando Hierros. Ky i fundit do të kundërpërgjigjet me Diego Costën si pikë referimi në sulm i mbështetur nga Asensio, Isco, Thiago, Koke dhe Iniesta.

Në orën 17:00 do të luhet sfida mes Egjiptit dhe Uruguajit. Trajneri i skuadrës afrikane, Hector Cuper konfirmoi praninë e Mohamed Salah në këtë përballje ku favorite është padyshim skuadra e Oscar Tabarez, Edinson Cavanit dhe Luis Suarez.

Ndërsa në 14:00 do të luhet sfida mes Marokut dhe Iranit. Është kjo ndeshja që duket se është me e ekuilibruara në këtë ditë të sotme edhe pse problemet nuk mungojnë as në këtë pikë. Rasti më kurioz është se Irani është detyruar të blejë këpucët për futbollistët e tij duke qenë se kompania Nike nuk i furnizoi për shkak të sanksioneve të SHBA ndaj Teheranit.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 12:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...