Salah në fushë, i gatshëm kundër Uruguajt

Premte, 15 June 2018 11:19

L ajme të shkëlqyera vijnë për Egjiptin, i cili sot në Ekaterinburg, në orën 14:00 do të debutojë në Botëror kundër Uruguait. Mohamed Salah do të jetë. Ai që jep lajmin e madh është vetë trajneri i kombëtares afrikane, Hektor Kuper. “Mund të them se Salah do të jetë në fushë nesër (sot) kundër Uruguait. Është stërvitur mirë me shokët. Do ta bëjë edhe sot (dje) dhe nëse nuk do të ketë të papritura, mund t’iu siguroj se do të jetë me 100% në fushë.  Po afrohet në formën atletike më të mirë. Shumë shpejt do të jetë në një hap me shokët. Kemi entuziazmin e duhur, por edhe seriozitetin për të bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër Uruguait. Do të përballemi kundër tyre me vetëm një objektiv: të fitojmë”, tha trajneri argjen- tinas. Sulmuesi i Liverpulit ishte në dyshim për këtë sfidë, pas dëmtimit në shpatull që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit më 26 maj. Autori i 44 golave sezonin e shkuar, Salah, pritet të jetë ylli i kombëtares së vendit të tij që rikthehet në Kupën e Botës pas 28 vitesh. Dhe Kuper beson se ai do të luftojë edhe në këtë turne për “Këpucën e Artë”: “Asgjë nuk do ta pengojë për të luftuar për këtë trofe”.

Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez, nuk i zë shumë besë Egjiptit. Trajneri më jetëgjatë i Botërorit thotë se gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e sotme kundër “Faraonëve”. Debutimi i të kaltërve në këtë Kupë Bote nuk duket një ndeshje e tmerrshme në letër, por Tabarez tregohet i kujdesshëm, sepse përballë do të ketë Salahun me shokë: “Skuadra është mirë, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje. Mund të ndodhin gjithnjë surpriza”.

ur.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...