Futja e teknologjisë VAR në futboll është kritikuar nga shumë aktorë të sportit. Por këtë herë reagimi vjen nga një personazh jashtë futbollit. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, poston foton e rrallë të një rasti sporadik të Kombëtares tonë, duke thënë se futbolli duhet ti mbetet gjykimit të njeriut e jo sistemit të teknologjisë.
Më poshtë reagimi i deputetit Tritan Shehu:
Implementimi i gjithe kesaj “teknologjie” ne futboll vecse po e robotizon ate, po e ben me pak njerrezor e me pak emocional.
Ju kujtohet goli i shenuar nga Gjinali, qe nuk u dha per Kombetaren tone, ne ndeshjen me RFGj me 1967, megjithese topi kaloi vijen fatale? Duket qarte ne foto.
I tille duhet te mbetet futbolli i vertete, edhe ne gjykimet i bazuar tek njeriut, se bashku me gabimet e tij.
Ndersa sonte, gjithe kjo eletronike e teknologji....nuk me ngjall emocionin e dikurshem!!!