Superndeshja e grupit Portugali-Spanjë u mbyll me rezultatin 2-1 për portugezët.
Cristiano Ronaldo, si gjithmonë ishte lojtari kyç i portugezëve, të cilëve i dhuroi dy gola në vetëm 45 minuta.
Golin e parë e realizoi në minutën e 4-t.
Ndërsa golin e dytë e realizoi në mbyllje të pjesës së parë pra në minutën e 45-ë.
Nga skuadra e Spanjës realizuesi i golit të vetëm ishte Diego Costa i cili shënoi në minutën e 24-t.
Janë ende edhe 45 minuta të tjera për tu luajtur dhe surprizat nga këto skuadra pritet të jenë të mëdha.