Prej disa kohësh Thomas Strakosha është në radarët e Liverpoolit.
Pas gafave të Kariusit në finalen e Champions Leagues, Liverpool po kërkon një portier të ri dhe të besueshëm dhe Strakosha i përmbush të gjithë kërkesat e klubit britanik, shkruan SYRI.net.
Por sipas mediave italiane klubi “Biancoceleste” ka vendosur çmimin për shitjen e portierit të Kombëtares shqiptare.
Janë plot 40 milionë euro që kërkon Lazio për të lënë të lirë Strakoshën.
Të presim përgjigjen e Liverpoolit nëse do të jetë apo jo e gatshme për të paguar këtë shifër të lartë.