David de Gea është kryefjala e ditës pasi portieri iberik tregoi një nivel shumë të ulët në ndeshjen kundër Portugalisë.
Por një ditë pas Kupës së Botës përveç kritikave të shumta ndaj portierit, “Goal” jep lajmin që po surprizën të gjithë.
“David de Gea ka nënshkruar një marrëveshje të re 5-vjeçare me Manchester Unitedin, raporton Manchester Evening News”, shkruan “Goal”.
Spanjolli pësoi një natë të vështirë në ndeshjen e tij të Botërorit kundër Portugalisë, por është angazhuar që t’i japë fund spekulimeve duke arritur marrëveshjen e rinovimit me Manchester United.
Prej disa vitesh De Gea është objektivi primar në merkaton e Real Madridit.