Neymar ka bërë ‘golin’ e parë ende pa zbritur në fushë këtë botëror. Futbollisti i Brazilit ka marrë shumë vëmendje sot në qendrën stërvitore teksa ekipi po stërvitej për ndeshjen që do luhet nesër kundër Zvicrës.
Arsyeja ka qenë modeli i flokëve. 26-vjeçari ka zgjedhur të bëhet sërish biond, por këtë herë më shumë sesa ngjyra ka befasuar modeli. Në internet ka plasur gallata menjëherë sapo është mësuar kjo e re.