Gjermania merr valixhet, Suedia hedh pas krahëve humbjen

E mërkurë, 27 June 2018 18:03

E pabesueshme, por e vërtetë! Koreja e Jugut ka mposhtur 2-0 Gjermaninë duke i lënë në vend të fundit të Grupit F. Megjithëse ishin gjermanët ata që u munduan gjatë gjithë lojës për të shënuar një gol që do t’i kualifikonte, në minutat e fundit dëshpërimi po rritej dhe si pasojë koreanët i kanë ndëshkuar me dy gola.

rezultati.jpg

985258090

Gjermania dominoi lojën që nga minuta e parë, por rastet për të shënuar janë të pakët për shkak se koreanët mbrohen me tetë lojtarë shumë thellë në gjysmëfushën e tyre. Një detyrë e vështirë për lojtarët e rinj në moshë të Gjermanisë, teksa Muller dhe Gomez qëndrojnë në stol. Rastet më të mira për të shënuar i ka Koreja e Jugut, sidomos pas pushimit kur kampionët në fuqi dolën përpara në kërkim të golit të fitores. Por koreanët, të cilët mbrojnë shumë mirë, janë të pasaktë përpara portës, por gjithsesi arrijnë të fitojnë në fund të takimit me golin e Yong-Gwon dhe me Son.

985257964

Ndërkohë Suedia ka treguar se disfata e sekondave të fundit ndaj Gjermanisë nuk ka ndikuar psikologjikisht duke mposhtur Meksikën me rezultatin e pastër 3-0. Pas një pjese të parë pa gola, ishte Agustinsson ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 50’. Pas tij, kapiteni Granqvist dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe një autogol i Alvarez fundos më keq Meksikën e pashpresë teksa Suedezët sigurojnë kalimin në fazën e 1/8-ave.

985251696

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 18:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...