Kjo nuk kishte ndodhur më parë. Për Botërorin 2019 Moska lejoji më shumë se 3 milionë turistë të huaj të shihnin ndeshjet në Rusi pa u pajisur me vizë.
Këtë deklaratë e ka bërë Kryeministri rus Dmitri Medvedev pas mbylljes së Botërorit.
“Kjo shifër është rreth dy herë më shumë se gjatë Olimpiadës Dimërore të vitit 2014”, tha Medvedev në komentet e dhëna për agjencinë e lajmeve “Interfax”.
Rusia u lejoi të huajve që erdhën për të ndjekur turneun më prestigjoz të futbollit të hynin në vend pa viza. Medvedev shprehu besimin se fluksi i turistëve të huaj do të ndikojë pozitivisht në perceptimin për Rusinë në mbarë botën.