Ndonëse kombëtarja franceze sapo është shpallur kampione bote dhe ku shumica kanë një gëzim të kadh, ka edhe nga ata futbollist të cilët nuk janë aq entuziast pas kësj ndodhie.
Hatem Ben Arfa ka lëshuar një deklaratë bombë, që pak kush mund ta mendonte. Lojtari i PSG-së, në një editorial për “Francë Football” kërkon shkarkimin e trajnerit, Didier Deschamps edhe pse ai sapo është shpallur kampion.
“Do të ishte e rrezikshme që të fshihemi tani pas yllit të dytë në fanellë për ta shndërruar futbollin e treguar nga kombëtarja në një pikë reference botërore. Stili tepër i varfër i francezëve është mjaft i shëmtuar” u shpreh Ben Arfa.
Megjithatë, ai ka shkruar edhe më tej me deklaratën e tij, pasi thotë se lojtarët si Griezmann, Fekir, Mbappe dhe Dembele duhet të largohen nga kombëtarja nëse nuk sjellin revolucion në ekip. Ndërkohë si shembull ka marrë dorëheqjen e Zidane nga Real Madrid.