Kukësi kalon më tej, por Cungu ka pengje

E mërkurë, 18 July 2018 14:48

Armando Cungu e nisi mjaft mirë aventurën e tij të dytë te skluadra e Kukësit, duke e ndihmuar atë të kualifikohej për në raundin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Për trajnerin shkodran ishte diçka shumë emocionuese që e arrin një sukses të tillë me skuadrën e Kukësit. “Rikthimi në Kukës pati emocionet e veta. Për Kukësin kam pasur simpati të veçantë”, deklaroi Cungu.

Kukësi u kualifikua për në raundin tjetër pas barazimit 1-1 në Maltë, falë golit në fushë kundërshtare, duke qenë se ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0. Golit të Piciollos për Vallettan në minutën e 67, Kukësi iu përgjigj me atë të Dzarias në të 84.

Cungu, në përfundim të sfidës pranoi se skuadra e tij hasi në shumë vështirësi: “Ndeshja ishte shumë e vështirë për ne sepse kërkohej me çdo kusht kalimi i turit. Askush nuk e mendonte se mund të na eliminonte Valletta, por ishte një ekip shumë i mirë”.

Kukësi do të luajë në raundin tjetër me fituesin e çiftit Qarabag-Olimpija Ljubjana, që do të luhet në sot, në orën 19:00.

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 15:06
Login to post comments