Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato. Ylli portugez u transferua nga Real Madrid te Juventusi dhe në Napoli nuk është pritur aspak mirë kjo gjë.
Në të gjithë qytetin jugor italian kanë nisur shitjet e një letre higjjenike që ka foton e sulmuesit me fanelën bardhezi.
Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë. Para dy vitesh, letrat higjjienike shiteshin me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin pikërisht për Juventusin.
Në sezonet e fundit është ndezur shumë rivaliteti mes Juventusit dhe Napolit, skuadra që kanë luftuar për titullin kampion këto vite, në mungesë të Interit dhe Milanit. /tch/