Pasi arriti siguroi një biletë për në raundin e dytë kualifikues të Champions League, Kukësi ka njohur dhe kundërshtarin e këtij raundi. Bëhet fjalë për azerbajxhanasit e Qarabak që vetëm pak minuta më parë mori një barazim 0-0 përballë Olimpik Ljubjanë, por që i mjaftoi për të kaluar në raundin tjetër, për shkak se në takimin e parë kishte marrë një fitore minimale 1-0.
Kështë, në mesjavën e ardhshme, do të ketë dhe një derbi shqiptarësh, pasi siç dihet tashmë , tek Qarabak aktivizohet kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli që sot u aktivizua vetëm në fundin e takimit.
Përballja e parë do të luhet në "Loro Boriçi" më 24 korrik, ndërkohë që një javë më pas do të luhet takimi i kthimit.