Idris Sulejmani me origjinë nga Tetova ka lindur dhe jeton në Kroaci është një personalitet në këtë shtet. Ai kandidon në zgjedhje për të përfaqësuar pakicat kombëtare në Kroaci. Si biznesmen, Idris Sulejmani njihet edhe si aktivistë i njohur i çështjes kombëtare dhe mik i ngushtë i ish-presidentit kroat, Stjepan Mesiç. Ndër shumë angazhime të tij, ai solli në Tiranë 10 vjet më parë edhe trajnerin Slatko Daliç, një emër që në atë kohë nuk njihej, por që sot është trajneri i nënkampiones së botës në futboll. Fotot janë të 10 viteve më parë e tregojnë pikërisht Daliçin duke stërvitur “Dinamon” në Tiranë. Asokohe trajneri kroat nuk ishte emër ndërkombëtarisht i njohur, ndërsa sot është ndër trajnerët më të njohur në botë.