Largohen kinezët, ja kush do të jetë Presidenti i ri i Milan

Saturday, 21 July 2018 12:04

Drejtimi i Milan nga kinezët duket se merr fund sot dhe hapet epoka “Elliott”, falë bordit të ri, të mbledhur këtë mëngjes. 

Li Yonghong, David Han Li, Lu Bo, Xu Renshuo dhe Marco Fassone si administrator janë liruar të gjithë.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se zëvendësues i përkohshëm do të jetë Paolo Scaroni, i cili gjithashtu do të jetë presidenti i kuqezinjve. Bordi i ri i cili do të qëndrojë në detyrë deri më 30 qershor 2020, do të përbëhet nga Scaroni, Marco Patuano, Franck Tuil, Giorgio Furlani, Alfredo Craca, Salvatore Rim, Gianluca D’Avanzo dhe Stefano Cocirio.

Këto janë fjalët e para të presidentit të ri, Scaroni: “Për mua është një nder i madh të drejtoj një klub kaq të madh futbolli. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe deklaroj se takimi përfundoi”. “Elliott”, ndërkohë, dje mori fitoren e tij të parë në CAS, gjykata e njohur sportive, e cila mbështeti ankesën e Milanit dhe fshiu përjashtimin e kuqezinjve nga “Europa League”, vendim i marrë nga UEFA disa javë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...