Kukësi arriti të kalonte me sukses fazën e parë të “Champiopns League” dhe tani është duke u përgatitur për ndeshjen e parë në turin e dytë të Champions League kundër Qarabag në “Loro Boriçi”.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shkodër, më 25 korrik, në orën 19:00 dhe trajneri Armando Cungu e ka të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve. UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të ndjekin këtë përballje dhe ajo që bie në sy është fakti se arbitri që do të gjykojë këtë takim është norvegjezi Ola Hobber Nilsen, ndërsa do të ketë ndihmën e asistentëve Harald Gronivik dhe Oskar Isaksen, ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Kai Erik Steen.
Hobber Nilsen e ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2015, por nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.