Azdren Llullaku është rikthyer edhe njëherë në Rumani, aty ku edhe ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare iu bashkua Astras këtë verë dhe gjeti golin që në javën e parë të kampionatit, duke e nisur me këmbën e mbarë, rikthimin në Rumani.
Pas golit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare festoi me shqiponjë duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.