Alphonso Davies ka kompletuar kaliminte Bayern Munich nga MLS për 22 milionë dollarë. Një shumë kjo që është një rekord për kampionatin amerikan të futbollit.
17-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, por nuk do të bashkohet me klubin deri më 1 janar të 2019-ës, pasi të ketë mbushur 18 vjeç në nëntor.
Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka thënë: “Davies është një talent i madh dhe shumë premtues. Jam shumë i gëzuar që ai ka zgjedhur Bayern”.
“Jam shumë i lumtur për transferimin tim te Bayern. Kam ëndërruar për një moment të tillë që në fëmijëri. Gjithsesi, puna vazhdon dhe unë duhet të jap maksimumin për të përfituar nga kjo mundësi”, ka thënë Davies.