Pas disa vitesh vegjetacion, volejbolli shqiptar arriti një rezultat historik. Ishte kombëtarja shqiptare e fermave që në “Europa League” arriti të merrte për herë të parë medaljen e bronzit. Më pas edhe në lojërat mesdhetare, “Tarragona 2018”, të dy dyja ekipet shqiptare në volejboll si për femra ashtu edhe për meshkuj, vijuan me performancat pozitive. Por, duket se kjo ecuri në rrijte e volejbollit shqiptar nuk i ka bërë përshtypje ndokujt në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Kjo pasi kur jemi në prag të fillimit të eliminatoreve për kampionatin europian në vitin e ardhshëm, dy skuadrat kuq e zi mund të mos marrin pjesë. Alarmin e ka ngritur vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi në një intervistë për Telesport. Në prononcimin e tij, Pëllumbi u shpreh se deri më tani mbështetja nga ana e ministrisë nuk ka qenë e mjaftushme dhe se do të përpiqet vetëm me financime private që të paktën ta përfaqësojë volejbollin tonë në këtë eveniment shumë madhor. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë të presidentit të Federatës së Volejbollit, dhënë për gazetarin Ardit Hoxha.