Liverpooli ka triumfuar kundër Manchester City edhe në miqësore, ashtu si muaj më parë në Champions League. Lojtarët e Jurgen Klopp fituan 2-1 në miqësoren që u zhvillua në Amerikë – tre golat u shënuan në pjesën e dytë.
Të parët në epërsi kaluan djelmoshat e Pep Guardiolës, Leroy Sane realizoi për 1-0 në minutën e 57’. Mohamed Salah, që u inkuadrua në pjesën e dytë, barazoi shifrat pas gjashtë minutave. Ai shënoi për 1-1 në minutën e 63’, para se Sadio Mane të shënojë për 2-1 në fund të ndeshjes, në minutën e 90’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes në kuadër të International Champions Cup.
Liverpooli ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Manchester Unitedit më 28 korrik, kurse Manchester City do të takohet me Bayern Munichun më 29 korrik.