Hija e Antonio Conte vazhdon të qëndrojë e frikshme pranë Gennaro Gattuso dhe morali i trajnerit të Milan, i impenjuar në turneun amerikan, nuk është ndër më të mirët.
Zërat për një zëvendësim të mundshëm me ish-trajnerin e Chelsea janë shtuar dita-ditës, aq shumë sa për të qetësuar situatën ka ndërhyrë personalisht presidenti i ri i Milan, Paolo Scaroni. Numri 1 i klubit kuqezi ka telefonuar personalisht Gattuso.
Një bisedë e gjatë telefonike, bëjnë të ditur burime pranë klubit, gjatë së cilës Scaroni ka vlerësuar punën e bërë nga Gattuso në këto ditë të para të përgatitjeve për sezonin e ri. Më pas palët kanë lënë një takim kokë më kokë kur ekipi të kthehet në Itali.
Me siguri, Gattuso nuk e ka fshehur nervozizmin e tij gjatë konferencës së fundit për shtyp, ditën e martë. Kjo edhe për pushimin nga puna të Mirabelli, edhe për emërimin e Leonardo, me të cilin ish-mesfushori nuk ka pasur kurrë relata të mira.
Por mbi të gjitha sepse Gattuso e kupton se mund të shkarkohet që në vështirësinë e parë dhe ta nisën kampionatin pa besimin e drejtuesve nuk është më e mira e mundshme për një trajner.
Kjo situatë kaotike nuk e përjashton as dorëheqjen e tij menjëherë pas kthimit nga SHBA.