Brazili ka vendosur për trajnerin e ri i cili do ta udhëheqë deri në botërorin e vitit 2022. Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar rinovimin e kontratës së trajnerit aktual Tite.
Trajneri aktual i Selecaos, ish-trajneri i Korinthiasit, mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2016 dhe me sa duket rezultatet e tij, përfshirë edhe çerek-finalen e Botërorit të fundit, kanë bindur drejtuesit Federatës për t’i dhënë sërish besim.