Trajnerin shqiptar Besnik Hasi e kanë prezantuar me flamurin e gabuar në Arabi Saudite. Besnik Hasi do të jetë tekniku i ri i skuadrës lindore Saudi Al-Raed Fc.
Shqiptari do të jetë pasardhës i trajnerit të shkarkuar Mark Bryz. Ky i fundit u shkarkua nga presidenti i klubit për rezultate jo të mira.
Edhe Hasi u shkarkuar nga ekipi i Olimpiakos në Greqi pas ecurisë negative.
Megjithatë në prezantimin e trajnerit shqiptar ekipi arab në Facebook ka ngatërruar flamurin, duke i vënë atë belg.
Hasi më parë ka qenë trajneri i Anderlecht në Belgjikë, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye e ngatërresës së arabëve.