Gjatë ditëve në vijim Juventusi dhe Chelsea do të takohen që të flasin për tre lojtarë.
Marina Granovskaia e dërguara e Roman Abramovich, do të vijë në Itali, për të negociuar me krerët e Juventusit për tre futbollistë.
Për Gonzalo Higuainin dhe Daniele Ruganin oferta është 100 milionë euro, por gjatë orëve të fundit është shtuar interesi edhe për Miralem Pjanicin.
Për t’i siguruar shërbimet e boshnjakut duhen 100 milionë euro, ndërsa Maurizio Sarri e do me çdo kusht në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që t’ia plotësojnë dëshirat trajnerit të ri.
Me Ruganin tashmë ka një marrëveshje paraprake, për një pagë prej 4.5 milionë eurove neto në sezon. Nëse Rugani largohet atëherë Matia Caldara do të qëndrojë.
Gonzalo pas ardhjes së Ronaldos te Juventusi kërkon një ekip të ri, ndërsa Chelsea dhe Milan mbetet në krye të listës.
Për Pjanicin edhe pse Pep Guardiola, tentoi t’i largojë thashethemet, Manchester City vazhdon të ëndërrojë shërbimet e mesfushorit boshnjak.
Tashmë pritet që të vije oferta e kompletuar për të tre lojtarët që kap shifrën e 200 milionë eurosh.
Zonja e Vjetër pastaj mund të hidhet në sulm për Milinkovic-Savic të Laziosqë kërkohen 120 milionë euro. /Telegrafi/