Vitet e arta të Realit të Madh rrezikojnë të varfërohen në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur. Sipas të përditshmes spnajolle “Mundo Deportivo”, klubi Los Blancos i ka ofruar Chelseas rreth 120 milionë euro për belgun Hazard, por Abramovich, përpara kësaj shifre nuk ka hapur as qepallat e syve. Numri 10 i Bluve të Londrës nuk largohet për një shumë më të vogël se 200 milionë. Tratativa duket e komplikuar dhe ndjesia është që vetëm ndërhyrja e vetë futbollistit mund të tentojë zgjidhjen. Por, në këtë mes, Real Madrid është i vetmi që do të humbiste, në rast se tratativa nuk finalizohet suksesshëm, për një merkato të dështuar në këtë verë.
Deri në këtë moment, Real Madrid nuk ka realizuar asnjë goditje madhështore, ndërkohë që ka bërë bujë për shitjen e Cristiano Ronaldo. Kaq, dhe më pas asgjë. Sipas mediave spanjolle, Cavani nuk është më një objektiv i ndjekshëm. Neymar duket i orientuar të qëndrojë te PSG, në shoqërinë e Mbappe. Lewandowski, ndonëse në rënie, duket ende i lidhur me Bayern Monaco. Icardi qëndron në Milano. Nga do që vërtitet, objektivi më i mundshëm për Real Madrid është “pazari” në shtëpinë e Bluve të Londrës, madje me një ofertë 2 në 1. Los Blancos, nëse do të rishikojnë ofertën e tyre, mund të sigurojnë transaksionin e ëndrrave, për të blerë njëherësh Hazard në vend të Ronaldos dhe Courtois në vend të Navas.