Pas Juventusit me Cristiano Ronaldon, është Sampdoria që ka siguruar Ronaldon e tij, Bëhet fjalë për talentin e Leeds, Ronaldo Vieira.
20 vjeçari me origjinë nga Guinea pas dy sezoneve në Kampionatin Anglez ka bërë kapërcimin e madh në karrierën e tij futbollistike. Për mesfushorin, i cili pritet të zbarkoj në Bogliasco të martën, Sampdoria ka paguar 7 milionë euro.
Vieira mund të jetë alternativë për ardhjen e Obiang ose zëvendësuesi i tij, në rastin e operacionit të dyfishtë në tokën angleze, në rrjedhën e sezonin e ardhshëm, pas transferimit të Lucas Torreira tek Arsenali dhe me lamtumirë e Leonardo Capezzi që është shumë pranë Empolit.
Vieira ishte një nga pikat fikse të Leeds dhe për ta bërë pronarin italian të klubit Radrizzani të binte në tundim, Sampdoria ofroi rreth 7 milionë euro.
Pas eksperiencave tek të rinjtë e Benficas dhe disa provave të dështuara tek Manchester City dhe Hull City, fati i Vieira mund të ndryshojë papritur. Emri dhe mbiemri, janë dy garanci mbetet të shihet nëse i riu do të mund t'i përligj.