“Dosja e portierëve”, Lille zgjedh portierin shqiptar

Tuesday, 31 July 2018 07:17

Përpara dilemave të shumta, Lille OSC më në fund ka zgjedhur Etrit Berishën e Atalanta-s si numrin një të dosjes “Portierë” për këtë merkato.

Ndërsa është në pritje të finalizimit për një mesfushor përpara se të angazhohet tërësisht tek portieri, Lille është në bisedime me tre lojtarë të rolit për të konkurruar me Mike Maignan. Por shtypi vendas tashmë ka zbuluar përparësitë e klubit verior.
Në kontakt me Cédric Carrasso (i lirë, 36 vjeç), ashtu si dhe me Marteen Stekelenburg (Everton, 35 vjeç), klubi në veri të Francës veçanërisht sipas sportives lokale “Voix des Sports” dëshiron mbi të gjithë të gjejë termat e duhura me Atalanta-n për transferimin e Etrit Berishës.
Sipas të përdishmes veriore, që konfirmon informacionet e shtypit transalpin, duket se është arritur një marrëveshje kotraktuale me 29 vjeçarin e përfaqësueses së Shqipërisë, por për momentin negociatat kanë ngecur me Atalantan, që nuk pranon të negociojë shifrën 7 milionë euro që kërkon për Berishën.

Login to post comments