Cristiano Ronaldo zbarkoi para dy ditësh në Torino për të zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, Juventusin. Ylli portugez së bashku me Dybalan, Higuain, Cuadradon, Douglas Costa dhe Bentacour zbritën në fushën e blertë të kompleksit stërvitor të Contiasës për të tu stërvitur.
Lojtarët u stërvitën nga ndihmësi i Alegrit, Aldo Dolcetti, i cili u kthye nga Amerika, për të qenë në dispozicion të lojtarëve në Torino.
Ndërkohë që Juventusi ndodhet në Amerikë ku po merr pjesë në turneun miqësor, International Champions Cup.
Kjo ishte stërvitja e parë e CR7 me bardhezinjtë, pas transferimit nga Reali i Madridit.