Lamtumirë Champions, 3 penallti dhe 1 i kuq eliminojnë Kukësin

E Enjte, 02 August 2018 06:53

Kukësi është mposhtur dhe eliminuar pa shumë histori në Baku, aty ku Qarabag ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Një triumf ky i azerëve, padyshim i merituar, por gjithashtu edhe i dhuruar nga verilindorët. Plot 3 penallti janë shkaktuar nga skuadra shqiptare, prej të cilave dy janë shndërruar në gol nga Kintana, përkatësisht në të 23’ dhe 56’, ndërsa një tjetër penallti është pritur nga portieri Frashëri, i cili gjithsesi vetëm sa ka vonuar pësimin e golit të tretë që është shënuar në minutën e 89 nga Delarge. Për të lehtësuar gjërat për azerët ka menduar edhe Albi Alla, i cili jo vetëm që ka shkaktuar një penallti në favor të Qarabag, por gjithashtu është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 52′, duke lënë Kukësin në inferioritet numerik për gati 40 minuta.

Pas barazimit 0-0 në Shqipëri, kjo humbje e thellë 3-0 në transfertë ka shënuar eliminimin e Kukësit nga UEFA Champions League në turin e dytë kualifikues të kompeticionit. Nga ana tjetër, një shqiptar do të mund të vijojë aventurën në turin e tretë kualifikues, në kërkim të fazës së grupeve. Bëhet fjalë për futbollistin e përfaqësueses së Shqipërisë, Ansi Angolli, i cili aderon në radhët e skuadrës së Qarabag.

Qarabag-Kukësi 3-0

Shënues: Kintana 23’ (11-m) 56’ (11-m), Delarge 89’

Qarabag: Vaqner, Medvedev, Huseynov, Sadiqov, Gerrye, Slavçev, Qarayev, Zubir, Miçel, Kintana, Emerqara.

Trajner: Qurban Qurbanov

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Qaqi, Alla, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Dzaria, Kordeiro, Plaku.

Trajner: Armando Cungu

Login to post comments