Higuain ka kompletuar lëvizjen e tij të bujshme drejt Milanit. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në Milano ku është pritur nga një turmë e madhe gazetarësh dhe tifozë.
Është klubi i Milanit që ka publikuar një video ku “El Pipita” thotë fjalët e para madje jep edhe premtimin e madh.
“Kam folur me Gattuso.. pas testeve mjekësore do flas ato që ndjej..
Ku mund te arrijë Milani? “Sa me lart..”, u përgjigj befasisht ai.
El Pipita të kalojë për 18 milionë euro në formë huazimi tek Milani dhe verën tjetër do të blihet për 36 milionë euro të tjera.
Siç mund ta shihni Higuainit i është rezervuar një pritje madhështore nga tifozët kuqezi të cilët brohorasin dhe këndojnë.