Shumë gëzime, por edhe disa zhgënjime… kur Milan blen “bomberin”

E Enjte, 02 August 2018 15:28

Çfarë ndodh kur kuqezinjtë marrin sulmuesin që garanton 20 gola në sezon? Precedentët janë më shumë se pozitivë, edhe pse në dhjetë vitet e fundit, pas tërheqjes së Pippo Inzaghi-t, pothuajse të gjitha blerjet në qendër të sulmit kanë rezultuar dështime…

HIGUAIN
Higuain te Milan. Argjentinasi duhet të thyejë mallkimin e fanellës me numrin “9” që ka goditur kuqezinjtë në vitet e fundit.

KALINIC & SILVA
60 milionë euro për të dy për një sezon që është pak të quhet i dështuar. Silva ka shënuar vetëm dy gola në kampionat dhe nuk është përshtatur me futbollin italian. Kalinic, nga ana tjetër, jo vetëm që nuk ka dhënë atë që pritej, por ka krijuar edhe pakënaqësi brenda ekipit, duke bërë Gattuso-n të humbasë durimin.

BACCA
Edhe kolumbiani duhej të kishte ndërprerë ecurinë negative që goditi Milan-in pas largimit të Inzaghi-t, por pavarësisht një rendimenti të pranueshëm, nuk e ka ndihmuar kurrë ekipin të luftojë për pozicione të rëndësishme.

IBRAHIMOVIC
Kur Milan ka marrë Ibrahimovic nga Barcelona, suedezi ka respektuar pritshmërinë. U shkon ai, fitohet titulli. Udhëheqës i një skuadre të fortë, por jo të jashtëzakonshme në 2011-ën, që ka fituar bindshëm titullin e fundit.

INZAGHI
Qendërsulmuesi i fundit i madh i kuqezinjve. Emri i tij është i lidhur me Champions League-ën e fituar në 2007-ën: një dygolësh kundër Liverpool për t’u hakmarrë për befasinë e Stambollit. Pippo është imazhi i duhur i Milan-it të Ancelotti-t: i bukur dhe fitues në Itali dhe Europë.

SHEVCHENKO
Edhe ukrainasi është i lidhur me një imazh të paharrueshëm në zemrat e tifozët kuqezinj. Ka qenë viti 2003, penalltia vendimtare për fitoren e Champions League kundër Juventus. Buffon nga njëra anë, topi nga tjetra dhe Milan mbi çatinë e Europës. Ai është edhe simboli i një “tradhtie”, e cila nuk i është falur kurrë plotësisht, kur u transferua te Chelsea: fillimi i fundit i karrierës së tij.

BIERHOFF
Fantazoa e Ronaldo-s zikaltër nuk ka qenë asgjë në krahasim me soliditetin e “pancerit” gjerman, që me Weah dhe Boban ka formuar një tredhëmbësh të aftë t’i dhurojë një titull të papritur kuqezinjve. Janë të shumtë ata që mendojnë se ka qenë një vetëvrasje e Lazio-s, por Milan e ka merituar titullin falë një vrapi të jashtëzakonshëm të bërë në fazën e dytë, që i ka dhuruar “Djallit” titullin e fundit të mijëvjeçarit. Edhe falë Bierhoff.

WEAH
Fuqia e një luani, shkathtësia e një dreri, gjakftohtësia e një grabitqari. Është e vështirë të përkufizosh një talent të pastër dhe instinktiv si Ëeah, që i ka dhuruar Milan-it faqe të paharrueshme golash dhe fitoresh, edhe pse nuk ka arritur të fitojë Champions-in: afrikani ka fituar zemrat e tifozëve dhe ka gdhendur emrin e tij në historinë e Milan.

PAPIN
Francezi Papin ka qenë “Topi i Artë”, i cili duhej të zëvendësonte një të pazëvendësueshëm. Marco van Basten nuk ka lënë një boshllëk, por një krater. Por francezi ka bërë detyrën e tij, me Milan që ka fituar kampionate dhe Champions League. Gjithsesi, “Mjellma” ishte diçka tjetër.

MARCO VAN BASTEN
Milan kërkon të kthehet te fitoret dhe Berlusconi i beson dy holandezëve: në 1987-ën kanë zbarkuar në Milano Gullit dhe Van Basten. Njëri është fuqi e pastër, tjetri është diçka që i ngjason elegancës absolute të aplikuar në futboll. Një futbollist i jashtëzakonshëm, por fluturimi i mjellmës është ndërprerë nga kaviljet tekanjoze: ka lënë futbollin dhe i ka shkaktuar një dhimbje të madhe tifozëve, por jo para se t’i jepte atyre tituj dhe Kupa të kampionëve./Telesport

Login to post comments