Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zviceriane të Futbollit, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij për shkak të keqkuptimeve që ndodhën nga debati për lojtarët me dyshtetësi në kombëtaren helvete, siç ishte ai i Xhakës dhe Shaqirit.
Ky debat ndodhi pas festës me shqiponjë të lojtarëve me origjinë shqiptare në ndeshjen e Botërorit kundër Serbisë, teksa Miescher nuk u kursye duke kritikuar përjashtimin e lojtarëve.
“Për nëntë vite kam pasur privilegjin të ndihmoj futbollin zviceran, që nga fëmijët e deri tek elita. Javët e fundit ka pasur shumë keqkuptime dhe kam vendosur të largohem”, – shkruan Miescher në dorëheqjen e tij. Presidenti Gileron e ka pranuar këtë dorëheqje dhe vendin e Miescher do ta zërë Robert Breiter.