Synimi i Inter, Keita Balde Diao kishte mbetur jashtë skuadrës se Monacos për t’u përballur me Nantes dhe ka kaluar mbrëmjen me agjentin e tij
Kalimi i tij në San Siro mund të jetë i mënjëhershëm pasi që ish sulmuesi i Lazios nuk figuron në listën e emrave të ftuar të As Monacos për ndeshjen hapëse në Ligue 1 kundër Nantes.
Faqja zyrtare ne klubit ka listuar një mori arsyesh që në këtë ndeshje do të mungojnë lojtarët si Andrea Raggi, Almamy Toure, Pietro Pellegri, Adama Traore, Alexandr Golovin dhe Danijel Subasic, por nuk e ka përmendur fare Keitan
Sipas buirimeve të mediave italiane, senegalezi ka kaluar mbrëmjen dje me agjentin e tij Roberto Calenda.
Thuhet se është propozuar një shkëmbim mes Keitas dhe Antonio Candrevasa.
Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja është afër kompletimit për një huazim me vlerë gjashtë milionë euro plus opsionin për ta blerë sulmuesin në fund të sezonit.