Pas Gerard Pique edhe David Silva është larguar nga kombëtarja e Spanjës, ku me anë të një letre publikuar në rrjetet sociale shpjegon arsyet e këtij vendimi.
Ishte pjesë e brezit të artë të futbollit spanjoll që fitoi një Botëror dhe dy Europianë.
“Kam reflektuar për disa javë derisa mora këtë vendim, pra përfundimin e etapës sime në përfaqësuesen spanjolle të futbollit. Pa dyshim, ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës sime.”
Silva falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij në kombëtare, duke veçuar trajnerin që nuk jeton më, Luis Aragones.