PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100 milionë paund.
Mesfushori ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me londinezët, ndërkohë që diskutimet vazhdojnë ende, e për këtë arsye disa nga klubet më të fuqishme të Europës janë gati të bëjnë çmenduria për ta pasur danezin në grup.
Por duhet theksuar që Tottenham do të jetë një kockë e fortë për tu bindur, pasi ekipi anglez nuk është përforcuar e nuk ka shitur asnjë lojtar gjatë kësaj vere. E humbja e 26-vjeçarit do ti kushtonte shumë Mauricio Pocchetinos, i cili nuk do të humbiste vetëm një lojtar kyç të skuadrës, por as nuk do të ketë mundësinë ta zëvendësojë me një blerje tjetër.
Eriksen ka ende 2 vjet kontratë me Spurs, por në ndryshim nga yjet e tjerë të skuadrës si Harry Kane, Dele Alli apo Davinson Sanchez ai nuk ka nënshkruar akoma për një rinovim. Përveç PSG, interesim për lojtarin ka shfaqur dhe Reali i Madridit, që do të hidhej në sulm në rast shitjeje të Luka Modriç tek Inter.