Në takimin e organizuar sot në ambientet e FSHF-së mes kësaj të fundit dhe klubeve, ekipit të Kukësit i është bërë e ditur se stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk i përmbush kushtet për zhvillimin e ndeshjeve, ndaj për sezonin e ri që nis të premten duhet të gjejë një tjetër impiant.
Ndaj ‘shtëpia’ e re e Kukësit për sezonin 2018/2019 është zgjedhur të jetë “Elbasan Arena”.
Mbetet për t’u parë nëse në këtë periudhë do të fillojë rikonstruksioni i “Zeqir Ymerit, pasi për të është premtuar shpesh se do të jetë nga impiantet cilësore në vend.