Tragjedia me urën e shëmbur mbi qytetin e Xhenovas nuk do të ndërpresë kampionatin italian të futbollit, pavarësisht kërkesës së klubeve të qytetit, Genoa dhe Sampdoria.
Përjashtim do të bëjnë vetëm skuadrat e qytetit të Xhenovës, që nuk do të zbresin këtë javë, duke bërë që të shtyhen për një datë të papërcaktuar Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina.
Të gjithë takimet e tjera, do të luhen sipas kalendarit të caktuar më herët, duke filluar nga Chievo-Juventus, të shtunën në orën 18:00, në stadiumin “Bentegodi” të Juventusit.
Vlen të theksohet se në të gjitha takimet që do të luhen, lojtarët do të zbresin në fushë me shirit të zi në krah dhe do të mbahet një minutë heshtje para çdo ndeshjeje.