Kukësi ka fituar sonte në Elbasan Arena me rezultat 2-0 kundër Torpedo Kutaisit. Por, kjo fitore nuk i mjaftojë kuksianëve për të kaluar tutje në fazën e play-offit në Europa Ligë
Kukësi ka fituar sonte kundër Torpedos dhe ishte shumë afër për t’u kualifikuar në rrethin e play-offit në Europa Ligë.
Në ndeshjen e parë, Kukësi kishte humbur më rezultat të thellë 5-2 kundër Torpedos, derisa në udhëtimin e tyre në Gjeorgji ishin përballur më shumë vështirësi, sidomos në sigurimin e vizave për lojtarët e saj.
Normalisht, Kukësi pjesën e parë e filloi furishëm, duke kërkuar golin e parë dhe këtë e arriti tek në minutën e 28, ku sulmuesi Reginaldo kaloi Kukësin në epërsi nga penalltia.
Gjatë pjesës së parë, Kukësi kishte edhe dy mundësi të mira për shënim por nuk i shfrytëzuan si duhet.
Edhe në pjesën e dytë Kukësi luajti më mirë dhe e mbante në presion skuadrën gjeorgjiane, të cilët luanin në mbrojtje duke tentuar të ruanin rezultatin e ndeshjes se parë.
Në minutën e 74’të përsëri akordohet penallti për Kukësin të cilën në gol e shndërron përsëri Reginaldo.
Shkodra dhe Reginaldo patën mundësi që të shënon gol në minutat e fundit të pjesës së dytë por portieri gjeorgjian bëri pritje të mira.
Pavarësisht presionit Torpedo arriti të ruaj epërsinë e lojës se parë duke kaluar kështu në rrethin tjetër të Europa Ligës. Me Kukësin, Shqipëria zyrtarisht nuk është në garë në asnjë garë europiane sivjet.