Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është pranë largimit nga Torino. Që në ditët e para të qershorit Walter Mazzarri e ka përjashtuar se mundësinë që ish-mbrojtësi i Frosinone të jetë më pjesë e skuadrës së tij.
Marrëveshja që lojtari i kombëtares shqiptare të ndryshojë ambient është arritur në orët e fundit të merkatos. 24-vjeçari është në bisedimet e fundit për të kaluar te Perugia. Mbrojtësi ishte një hap larg nga transferimi te Lecce, por më pas ai preferonte të merrte kohë. Motivi është Perugia. Klubi nga Umbria ka mposhtur konkurrencën dhe duket se marrëveshja është shumë pranë. Deri më tani kjo raportohet nga Alfredo Pedulla.
Ajeti për herë të parë në Serie A ka luajtur me Frosinone dhe pas “Francë 2016” u transferua me parametra zero te Torino. Vetëm katër ndeshje me “demat” dhe më pas u huazua te Crotone. Vjet luajti më shumë, teksa numëron 21 takime në fushën e blertë, 15 prej të cilave nga minuta e parë.