Çështja e lëvizjes apo jo të Modric te Inter është diskutuar shumë gjatë merkatos dhe ka krijuar konflikte midis dy ekipeve. Gjatë tratativës për transferimin e tij te Inter nga mediat spanjolle u raportua se Real Madrid po përgatiste një dosje për të denoncuar zikaltërit në FIFA.
Ndërkohë sot ka ardhur konfirmimi.
Një anëtar i FIFA-s i cili ka folur për “Press Association Sport”, ka pranuar se në organin drejtues të futbollit botëror ka mbërritur tashmë ankesa zyrtare e Real të Madridit për Interin.
Raportohet se Real Madrid i akuzon italianët se kanë shkelur rregullat e “Fair Play Financiar”, por jo vetëm. Ata pretendojnë gjithashtu se zikaltërit kanë kontaktuar me lojtarin pa dijeninë e tyre, diçka e cila është e ndëshkueshme nga FIFA.
Nuk dihet se kush do ta fitojë këtë çështje, por Interi edhe pse dështoi të merrte kroatin përsëri do ta ketë pisk punën.
Ndërkohë kujtojmë se jo me larg se 2 muaj më parë Real Madrid zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin Lopetegui kur ky i fundit ishte në kontratë me Spanjën dhe ‘galaktikët’ negociuan pa dijeninë e federatës.
Lepotegiu në atë kohë ishte gati duke debutuar në Botërorin që përfundoi më 15 korrik në Rusi.