Mourinho ''tërbon'' Pogbanë me këtë vendim drastik

Tuesday, 25 September 2018 21:31

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ia ka bërë të qartë Paul Pogbasë së nuk do të jetë më kurrë kapiten i skuadrës, pasi është i shqetësuar me sjelljen e mesfushorit francez. Vendimi i është komunikuar lojtarit pikërisht pak orë para ndeshjes kundër Derby Coutny në Kupën e Ligës.

Sipas “Times”, “Murinjo informoi sot Pogban, para shokëve të ekpit, se lojtari 25 vjeç nuk përfaqëson çfarë është një kapiten dhe se Mançesteri është më i madh se çdo lojtar”.

Pogba, kishte bërë dje një kritikë të ashpër kundër taktikës mbrojtëse të Mançester Junajtid, që u ndal në barazim nga Ulverhamton (1-1) të shtunën, duke vlerësuar se “Djajtë e Kuq duhet të luajnë për të sulmuar”.

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 22:49
Login to post comments