Buffon tregon pse s’e braktisi Juventusin pas skandalit Calciopolit

Tuesday, 09 October 2018 08:45

Gianluigi Buffon ka shpjeguar pse i qëndroi besnik Juventusit edhe pas skandalit të madh të futbollit italian “Calciopoli”, kur “Zonja e vjetër” u dënua për kurdisje të rezultateve duke u dërgua të bëjë gara në nivelin e dytë të futbollit italian, Serie B.

Portieri i Paris Saint-Germainit sapo e kishte fituar Kupën e Botës kur bardhezinjtë u degraduan në Serie B. Në atë kohë, ai ka mundur t’i bashkohej cilitdo klub në botë, por zgjodhi të qëndrojë me Juven.

Ai e fitoi Serinë B në sezonin e parë të Juventusit në këtë nivel dhe u rikthye në Serie A, ligën elitare italiane, pas një sezone.

“Në futboll mund të përçosh mesazh përmes besnikërisë”, tha Buffon për L’Equipe.

“Për t’u thënë tifozëve: ‘Do të jem aty, në momente të vështira’. Ne luajmë për famë, para, trofe dhe shumë gjëra tjera, por luajmë edhe për ta ndier ndjesinë e përkatësisë”, tha Buffon.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 08:46
Login to post comments