Presidenti i UFC-së e konfirmon: McGregor më ka telefonuar, kërkon hakmarrje ndaj Khabibit

Tuesday, 09 October 2018 09:19

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka treguar se Conor McGregor i ka telefonuar për t’i kërkuar rimeç kundër Khabib Nurmagomedovit, pas luftës kontroverse të dielën në Las Vegas gjatë të cilës rusi e rrahu brutalisht irlandezin.

Nurmagomedov bindshëm dhe me lehtësi ndaj McGregorit, por skenat e shëmtuara pas luftës e prishen ngjarjen historike në UFC, pasi rusi shkaktoi përleshje duke e sulmuar ekipin e irlandezit, transmeton Gazeta Express.

“Khabib duhet të paraqitet para komisionit të Nevadas dhe atëherë do ta shohim se çfarë do të ndodhë me të pas asaj që ndodhi”, tha White.

“McGregor më ka telefonuar dhe kërkoi hakmarrje. Por, së pari do të shohim se çfarë ndodh me Khabibin”, tregoi ai.

Ka gjasa që herët apo vonë do ta shohim një rimeç mes Khabibit dhe McGregorit, veçanërisht duke e ditur vëmendjen e madhe mediave që një luftë tjetër mes tyre do të sillte. 

Login to post comments