"Për Kombëtaren nuk më zë gjumi"

E mërkurë, 10 October 2018 08:16

Andi Lila është një nga lojtarët më me eksperiencë në kombëtaren shqiptare dhe ishte zgjedhur nga trajneri Panucci, për ta shoqëruar në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes me Jordaninë.

Mesfushori kavajas bëri thirrje për përqendrim dhe për të nxjerrë në pah forcën e grupit, që ka qenë dhe mbetet forca e vërtetë e kombëtares shqiptare.

Prej 11 vitesh je në kombëtare. A mendoni se ky grup mund të luajë ndeshje të rëndësishme?

am që në 2007-ën me kombëtaren dhe sa herë kur vjen ftesa nga kuqezinjtë, nuk më zë gjumi. Është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë. Shpresoj që ky zjarr të vazhdojë edhe më tutje.

Çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael, ashtu si 2 vite më parë?

Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup, ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj, kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin.

Sa ndihet në skuadër ndërrimi i shiritit të kapitenit?

Shumë respekt për të gjithë kapitenët. Në kombëtare kapiteni nuk është mbi të tjerët. Këtu janë të gjithë njësoj dhe shpresoj që të gjithë të bëjnë punën në fushë. Nuk duhet të ketë diferenca në ekipin kombëtar.

Si ju duken lojtarët që vijnë të bëhen pjesë e grupit dhe si i ndihmoni ju?

Të them të drejtën, çdo i ri që vjen, nuk ndjen asnjë lloj presioni. Ne u kemi qenë afër. Fundja ne jemi shqiptarë dhe duam të bëjmë sa më mirë në fushë. Ekipi kombëtar ka një të ardhme shumë të ndritur me të rinjtë që kanë ardhur./TCH/

Login to post comments