Befason trajneri i McGregor: Ja pse humbëm ndaj Khabib

E mërkurë, 10 October 2018 09:33

Dueli Mc Gregor dhe Khabib Nurmagomedov po bën disa ditë që ka përfunduar, por mediat botërore vijojnë të merren akoma me të.

Këtë herë është intervistuar njeriu më i besuar i irlandezit që humbi sfidën.

Bëhet fjalë për John Kavanagh i cili është trajneri që nuk i ndahet në asnjë sekondë McGregor-it.

Lidhur me arsyen se pse irlandezi humbi ndaj Khabib, trajneri tha:

Ishim përgatitur mirë, u stërvitëm për ta fituar këtë duel. Madje në raundin e tretë me pak fat mund të kishim sjellë një përmbysje, por Conor nuk arriti ta vërë shumë në punë të majtën e tij. Conor pati shanset e tij për ta goditur Khabib, sidomos në raundin e tretë, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet.”

Por përtej gabimeve në kafaz, sipas trajnerit edhe incidenti me autobusin në prill kishte ndikuar mbi këtë ndeshje, pasi nuk kishin pasur mundësi për një ndeshje test para asaj ndaj rusit.

Ai u shpreh:

Vinim në këtë sfidë pas 2 vitesh larg kafazit edhe pse ishim stërvitur çdo ditë. Por fakti që nuk zhvillonim një duel prej 2 vitesh ndikoi shumë. Mendoj se duhej të kishim zhvilluar një përballje tjetër para kësaj sfide me Khabib, në pranverë apo verë, por gjërat u ndërlikuan pas incidentit me autobusin, në prill. Duhej të kishim testuar veten me një sportist të ngjashëm me Khabib, që të përgatiteshim edhe pse e dinim që ai do të përdorte më shumë kapjet e një mundësi.”

Kujtojmë se McGregor po këmbëngul për një sfidë tjetër ndaj Khabib, por nuk dihet nëse kjo gjë do të realizohet.

Login to post comments