Dyshime për trukim në Belgjikë, nën hetim edhe klubet e shqiptarëve

E mërkurë, 10 October 2018 15:15

Bota e futbollit në Belgjikë do të kalojë në “sitë” dhe për këtë janë paralajmëruar aksione dhe kontrolle të imtësishme në shtëpitë  e zyrtarëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë pjesë e këtij kampionati.

Sipas Prokurorisë,  nga hetimet e kryera rezulton se në kampionat ka shumë manipulime në transferimin e lojtarëve, por edhe trukime ndeshjesh.

Aksionit dhe kontrolleve nuk do t’i shpëtojnë as ekipet e Kristal Abazajt, Andërlehti dhe ai i Sindrit Gurit, Ostende. Ne mediat vendase flitet gjerësisht për të arrestuar, por asgjë nuk është bërë publike në lidhje me emra.

Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka gjyqtarë, lojtarë, por edhe gazetarë të cilat kanë qenë në dijeni për informacionet e transferimeve të paligjshme të kryera në kampionat.  Autoritetet njoftojnë se në ditët në vijim do  të ketë edhe arrestime të reja, bashkëpunime të cilat janë të shtrira edhe në Serbi dhe Maqedoni.

Login to post comments