Partizani-Skënderbeu është kryendeshja e javës së 10-të në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, po kaq e rëndësishme mbetet edhe për një njohje të vjetër të dy ekipeve, trajnerin Andrea Agostineli. Partizani ishte i pari që e promovoi trajnerin italian, i cili më pas kaloi në Korçë, ku konsumoi një gjysmë sezoni.
Agostineli tregon se ende e ndjek futbollin shqiptar dhe për më tepër, është shumë i informuar me ndryshimet dhe zhvillimet e fundit, sidomos te Partizani dhe Skënderbeu. Agostineli e sheh në një tjetër rrjedhë ekipin e Partizanit, duke e cilësuar si gati për titull. Pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar skuadra korçare, italiani i quan bardhekuqtë “kockë e fortë” e kampionatit.
“E shoh një ndeshje mjaft të ekuilibruar dhe kam përshtypjen se do të jetë mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Gjithsesi, këtë herë e shikoj Partizanin më të favorizuar”.