Talenti shqiptar: Nuk luaj për Greqinë, do përfaqësoj vetëm ngjyrat kuqezi

Diel, 28 October 2018 12:23

Kombëtaret e moshave janë gjithmonë një mundësi ku provohen lojtarë të rinj që më vonë krijojnë bazën për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Të shumtë janë ata lojtarë që luajnë jashtë kufijve shqiptarë dhe që duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Në këtë listë nuk bën përjashtim as Kledi Bogdani.

15-vjeçari i lindur në Librazhd, Përrenjas që aktualisht aktivizohet me skuadrën e GSPATHSIËN thotë se ndjehet i vlerësuar nga interesimi i grekëve, por thekson se dëshira e tij është të luajë për Shqipërinë. “Ky është një vlerësim për mua. Por unë dua të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”, thotë Bogdani, i cili edhe pse në të kaluarën ka marrë pjesë në grumbullimet kuqezi, nuk është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Mbrojtësi i datëlindjes 2003 ka spikatur me ekipin e U-17 dhe para pak kohësh debutoi me skuadrën A. Djaloshi ka nisur të luajë që i vogël, ku në vitin 2013 është aktivizuar me skuadrën e Odusseas, ku u shpall 2 vjet rresht fitues të kampionatit. Në vitin 2015 transferohet te GSPATHSIËN ku luan edhe aktualisht, duke mahnitur me formën e treguar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...